Mund të vdesësh edhe duke bërë seks, ja përse…

UntitledSipas disa studimeve të ekspertëve të fushës dhe provave të tyre, rreth 0.6 për qind e vdekjeve të papritura ndodhin gjatë marrëdhënieve seksuale, ose pas ndonjë komplikimi të shkaktuar nga ky akt.
Kjo mund të ndodh gjatë marrëdhënieve seksuale për shkak të tendosjes fizike ose të rrethanave të pazakonta.
Gjithashtu, ekziston mundësia që seksi e rrit rrezikun e sulmit në zemër, në raste të veçanta, por sipas ekspertëve, mund të shkaktojë edhe sëmundje apo komplikime të cilat në një të ardhme afat shkurtë ose afatgjatë do të ishin fatale.
Studimet e mëtutjeshme tregojnë se vdekjet nga sulmi në zemër, ndodhin më shumë tek meshkujt, ndonëse përdorja e viagras konsiderohet tejet e sigurt, nuk del të jetë kështu.
Gjithashtu, mjekët kanë treguar se seksi nën ndikim të alkoolit ose substancave narkotike të tilla si kokaina rrisin rrezikun e vdekjes.
Këto janë disa raste të famshme, kur njerëzit kanë vdekur si pasojë e marrëdhënieve seksuale:
– Lord Palmerston, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në vitin 1865 nga një sëmundje e shkurtër e cila besohet të ketë ndodhur pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë mbi tavolinen e bilardos. Megjithatë, kjo mbetet e diskutueshme, sepse disa raporte thonë se ka vdekur nga pneumonia.
– Edhe pse kundërshtohet nga shumë historianë, Félix Faure, president i Francës nga 1895 në 1899, besohet të ketë vdekur duke bërë seks oral me zonjën e tij. Dëshmitarët okularë kanë treguar se ishte gjysmë i zhveshur, ndërsa shkaku i tij i vdekjes është regjistruar si hemorragji cerebrale.
– Babai i aktorit të Hollivudit Hollivudit Mattheë McConaughey, thuhet se ka vdekur ni vitin 1992 duke kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
– Nëse mund t’i besojmë shkrimeve të vjetra, mediat e huaja thonë se Papa Gjon XII, kishte vdekur duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Ndërsa, të tjerët thonë se është rrahur për vdekje nga burri i gruas.
– Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara dhe trashëgimtar i pasurisë së familjes Rockefeller,Nelson Rockefeller, thuhet se ka vdekur në vitin 1979 nga një atak në zemër në moshën 70 vjeçare, i cili ishte shkaktuar nga orgazma./blic/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.