Ligji për kamerat në vende publike, Tahiri: Gati të përballem, me cdo kundërshtar

Politikë

tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk tërhiqet nga ligji për masat shtesë të sigurisë, i cili u refuzua të dekretohet nga Presidenti. Per kete ligj, rezerva kanë shprehur edhe dy organizmat ICITAP dhe PAMECA.

Tahiri tha se i gjithë debati që po bëhet është një debat besoj i paarsyeshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithsesi, ne jemi të gatshëm të ulemi me këdo që ka diçka për të na thënë në lidhje me këtë ligj. Ne do të ecim përpara me miratimin e tij duke marrë përsipër të shikojmë çdo vërejtje dhe çdo sugjerim, por ama jetën e fëmijëve tanë në shkolla, në kopshte, jetën e qytetarëve, jetën e të rinjve në lokale, jetën e sipërmarrësve, ne nuk mund ta lëmë në dorën e të gjithë atyre që kanë ndërmend të bëjnë politikë edhe kur vjen puna te siguria", theksoi Ministri.

Sipas tij, në lidhje me raportet e publikuara ne media ku PAMCA dhe ICITAP janë shprehur kundër këtij ligji, ministri tha se këto rekomandime kanë qenë në fillimet e projektligjit dhe një pjesë e tyre janë pasqyruar në ligj.

"Projektligji është hartuar me partnerët ndërkombëtarë, me grupet e interesit. Në media kam parë të qarkullojë një draft paraprak të vërejtjeve të PAMECA-s, më duket dhe ICITAP-it, që është tërësisht normale, sepse në një proces pune shkëmbehen draftet dhe vërejtjet. Pastaj të gjitha janë të reflektuara dhe është kollaj t’i verifikoni dhe ju", beri me dije Ministri.

Sipas tij, pavarësisht këtij pohimi të ministrit të Brendshëm, në ligjin e dorëzuar në Kuvend nuk ishte përcaktuar kostoja financiare për qytetarët, një shqetësim ky i ngritur nga draftet e ndërkombëtarëve.

Ministri i Brendshëm e bëri këtë deklaratë pas një aktiviteti të zhvilluar më nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Edit Durham”, i cili kishte në fokus sigurinë rrugore. Ministri iu përgjigj interesit të nxënësve në lidhje me rregullat e qarkullimit por edhe për faktin se perse disa prej zyrtarëve i shkelin ato dhe nuk ndëshkohen.

ME TE LEXUARAT