Super-aksioni i Europol, kapen 2.3 ton kokainë, 314 të arrestuar, pjesë edhe Shqipëria

Kliko per me shume info

europolOperacion i ndërkombëtar antitrafik ne shkalle te gjere. Operacioni Ciconia Alba në kuadër të JAD (join action days) i organizuar nga Europol.

Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë pjesë në këtë operacion, ku oficerët tanë të Sektorit  Kundër  Trafikut të Qënieve Njerëzore janë dërguar në Gjermani dhe kanë kryer veprime konkrete me palën Gjermane në terren.

Kliko per me shume info

Kemi pasur pikat tona të kontaktit dhe kemi shkëmbyer informacion edhe për çështje të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në operacion morën pjesë 52 shtete dhe 5 organizata ndërkombëtare të luftës ndaj krimit.

Operacioni zgjati një javë.

Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë.

Gjatë operacionit u sekuestruan  2.38 ton kokaine, si dhe 181.550 Euro.

Nga ky operacion u shpëtuan  529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore .

314 persona u arrestuan.

541.423 shtetas dhe mjete u kontrolluan gjatë operacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.