Sulmon ashpër Barack dhe Michelle Obamën, Trump nuk njeh limit

Kliko per me shume info

“Unë bëj ç’të dua me gratë”! Ja kthesa e papritur e Donald TrumpDonald Trump, kandidati Republikan për president të Shteteve të bashkuara në një tjetër fushatë sulmoi presidentit aktual të SHBA-s. Ai tha se presidenti aktual Barak Obama, por edhe Shtetet e bashkuara urrehen në të gjithë botën.
“Bota e urren presidentin tonë. Bota na urren ne. E shikoni çfare po ndodh me Filipinet. Pas kaq shume vitesh pranë nesh, ata tashmë po hidhen ne krahët e Rusisë dhe Kinës, sepse nuk ndihen mirë pranë një Amerike të dobët” deklaroi Trump në Johnstoën të Pensilvanise.

Po ashtu, Trump sulmoi dhe zonjën e parë Mishele Obama, që sipas tij e kalon kohën duke bërë fushatë për Klinton.

Kliko per me shume info

“Ne kemi një president. Ai dëshiron vetëm të bëje fushatë. Gruaja e tij, edhe ajo dëshiron vetëm të bëjë fushatë. E kuptoj sa shumë e do ajo Hillary Klintonin. Po a nuk ishte ajo qe thoshte per Klinton: Nëse nuk kujdesesh dot për shtëpinë tënde, si mund te kujdesesh për Shtëpinë e bardhë dhe për të gjithë Amerikën? Këtë nuk po e dëgjoj me nga ajo”.- shprehet Trump.
Kanë mbetur dhe shumë pak ditë nga votimi, dhe dy kandidatet do t’i kalojnë 18 ditët që kane mbetur përpara zgjedhjeve presidenciale ne fushatë, për të bindur votuesit e pavendosur.
Sipas mediave ndërkombëtare, fushatat do te përqendrohen ne Ohajo, Karolinen e Veriut, Florida dhe Pensilvani. Gjithashtu mësohet se votuesit do të shkojnë ne zgjedhje të martën e 8 nëntorit për te zgjedhur presidentin e 45 te Shteteve te Bashkuara. Presidenti i ri do te bëjë betimin, ose siç njihet ndryshe me termin e përdorur në Shtetet e Bashkuara, Inaugurim me 20 Janar 2017.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.