Sulmet vetëvrasëse trondisin Turqinë, tre të vrarë e 8 të plagosur

turqi-1-655x356Sulmuesit vetëvrasës kanë shpërthyer eksplozivët e tij gjatë një aksioni të policisë turke kundër miitantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, afër kurifit sirian.

Nga ky sulm vetëvrasës janë vrarë të tre policë dhe janë lënduar tetë të tjerë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, duke folur për agjencinë, ka thënë se policët kishin marrë informacione se militantët e IS-it ishin duke u fshehur në një shtëpi në qarkun Sahinbey. Ata më pas ndërmorrën një operacion për të kapur militantët e dyshuar. Militantët kishin shpërthyer eksplozivët kur kanë parë se nuk mund t’i ikin policisë, njofton Anadolu.

Akoma nuk është e qartë se sa sulmues vetëvrasës kanë qenë të përfshirë në këtë incident. “Fatkeqësisht, tre policë turq kanë rënë martir dhe tetë njerëz, përfshirë katër sirianë janë plagosur”, ka thënë Yerlikaya për Anadolu. Agjencia turke raporton se në mesin e të plagosurve një person është në gjendje kritike.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

police-france

Ishte nisur nga Kolumbia me avion, kapet 1 ton kokainë në Francë

1 ton kokainë është sekuestruar nga Policia franceze sapo kishte mbërritur me avion ...