Ja si t’i shpëtoni një sulmi nuklear, këshilla që duhet t’i dini patjetër!

sulme-izrael1Në këto kohëra, nuk ka asgjë të keqe të përgatiteni për çdo rrezik, duke përfshirë edhe rrezikun e një sulmi nuklear.

Përderisa një sulm i tillë nënkupton vdekje të sigurt për të gjithë ata që janë shumë afër pikës së përplasjes, ekzistojnë disa mënyra për ta mbrojtur veten nëse nuk jeni në zonën e shpërthimit kur një bombë e tillë bie.

Vëmendje, pasi kjo këshillë mund t’ua shpëtojë eventualisht jetën në rast të një lufte nukleare, transmeton Gazeta Express.

Mënyra më e mirë për t’i rritur shanset e mbijetesës nga një sulm nuklear është të përgatiteni për një të tillë. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndërtoni një bunker ushtarak për të shpëtuar, por të caktoni një pjesë të sigurt të shtëpisë tuaj për ta përdorur si një ‘dhomë paniku’.

Aty, mbani një çantë shpine të mbushur me shishe me ujë, ushqim të konservuar, bateri, një celular të lirë dhe pajisje themelore mjekësore.

Gjëja e parë që do t’ua bënte me dije se ka ndodhur një sulm nuklear do të ishte një dritë shumë e ndritshme në distancë – duke e ditur se forca e shpërthimit fillestar do të arrinte tek ju më pak se 15 sekonda më vonë.

Mbajeni gojën hapur për të parandaluar shpërthimin e timpaneve të veshit dhe largohuni larg çdo gjëje të ndezshme, duke kërkuar strehim në vendin më të afërt të mundshëm.

Shtrijuni dhe mbulojuni për ta mbrojtur veten nga rënia e murit apo pjesëve prej qelqi, dhe sigurohuni se jeni mjaftueshëm larg sa për të shmangur më të keqen e shpërthimit.

Pas shpërthimit fillestar, ju keni 10-15 minuta kohë për t’i shpëtuar rrezatimit që vjen nga shpërthimi, i cili në masë të madhe do të lulëzojë nga era mbizotëruese.

The Mirror raporton se duhet ta ndjeni erën dhe të vraponi pingul me të – jo kundër erës ose në drejtim të saj – derisa nuk mund të vraponi më.

Nëse nuk mund të ikni nga zona e shpërthimit, atëherë duhet të strehoheni në një strehë nëntokësore ose në bunker, dhe të qëndroni aty për të paktën nëntë ditë, duke u siguruar se ushqimi dhe furnizimet mjekësore nuk do t’ju harxhohen.

Në një botë të re, ushqimi mund të jetë i pakët, por ushqimi i përpunuar do të mund të hahet ende – për aq kohë sa paketimi i tij nuk është i shpuar.

Bota do të jetë një vend krejt i ri pas shpërthimit dhe juve do t’ju duhen të gjitha instinktet tuaja të mbijetesës për të mbijetuar.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

partner-seks

Marrëdhëniet seksuale në mëngjeset e dimrit janë një shpëtim për ju

Ekspertët presin që ciftet të tentojnë të kenë jetë seksuale më aktive ...