Sulm në shtëpinë e modeles së njohur, një i plagosur dhe një i therur me thikë

Showbiz

miranda-kerrNë shtëpinë e Miranda Kerr në Malibu ka ndodhur një incidente që sigurisht do ta tmerrojë supermodelen.

Një hajn ka kaluar rrethojat në shtëpinë e kerr, ndërsa kur roja e sigurimit ka provuar ta ndalojë, ai e ka therrur në sy me thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj, roja ka qëlluar hajdutin disa herë me pistoletë, derisa një plumb ka qëluar edhe kokën e tij, përcjell lajmi.net.

Ekipet e emergjencës kanë dërguar të dytë në spital dhe TMZ mëson që të dytë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Miranda në atë kohë nuk ishte në shtëpi.

Insidenti vjen pak kohë pas vjedhjes në Paris që e ka lënë të tmerruar edhe Kim Kardashian, e që sulmi ndaj të famshmëve po bëhet më i shpeshtë.

ME TE LEXUARAT