Sulm i frikshëm kibernetik, hakerat rrëzojnë serverat e Twitter, CNN e e-Bay

hakerrQindra faqe interneti në zonën e bregut lindor të SHBA-ve kanë rënë sot pre e një sulmi kibernetik të përmasave të mëdha.
Sulmi pirat ka goditur mes të tjerash faqet më në zë të web-it, si “Twitter”, “Financial Times”, “Spotify”, “Reddit”, “e-Bay” dhe “New York Times”. Mes faqeve të tjera të prekura nga ky sulm kanë qenë edhe ato të “Visa”, “Amazon”, “Netflix”, “CNN” dhe “Tumblr”.

LEXO EDHE:  WhatsApp vë kushte për përdoruesit e aplikacionit. Ja cilat janë

Bllokimi ka zgjatur për rreth dy orë, ndërsa tashmë trafiku në internet ka rifilluar rregullisht. Kohët e fundit Uashingtoni ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmeve të tilla, që sipas SHBA-ve kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here