Studimet këshillojnë, qëndroni larg sëmundjes këtë dimër, kryeni marrëdhënie sa më shumë

Soft

UntitledMënyra më e mirë për ta forcuar sistemin tuaj imun dhe për të qëndruar larg ftohjes dhe gripit këtë dimër është duke bërë seks.

Nuk ka shërim për viruset që shkaktojnë teshtimën, kollitjen dhe ftohjen. Por, forcimi i sistemit imun mund të ju ndihmojë që të mos i përjetoni këto gjëra të padëshirueshme apo të ju ndihmojë që t’i luftoni ato më shpejtë.

Dhe përderisa të gjithë ne e dimë se të qenit aktiv, ngrënia e dietave të balancuara dhe gjumi i mjaftueshëm na ndihmojnë që t’i luftojmë viruset, Kim Jones ka gjetur disa gjëra më të pazakonshme për ta luftuar ftohjen dhe gripin.

Sipas tij, seksi i shpeshtë e forcon sistemin tonë imun, që e bën të mundur që gripi dhe ftohja të largohen shumë më shpejtë. Por, përveç seksit, ju mund t’i merrni në konsideratë edhe këto gjërat e tjera më poshtë që i këshillojnë ekspertët e shëndetit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mos i ndani të brendshmet me të tjerët

“Të brendshmet mund të mbledhin dhe të mbajnë viruse kështu që është mirë që ato të jenë vetëm të tuajat”, sugjeron Deepa Songara, një farmaciste. E njëjta gjë vlen edhe për lugën e çajit e cila është përdorur nga shumë persona të tjerë, të cilën duhet ta pastroni mirë para përdorimit.

Vitamina D ju ndihmon gjithashtu

Të gjithë neve na është thënë që të shtojmë dozën e vitaminës C nëse ftohemi dhe kemi grip, por D3 mund të jetë më e mirë në luftimin e ftohjes. Kështu, nëse ftoheni apo jeni me grip, shtoni dozën e kësaj vitamine, për ta larguar më shpejtë atë.

Evitoni portokallin dhe pini më shumë çaja

Përderisa portokajtë përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C dhe hidratim, ata përmbajnë edhe sheqer që është i dëmshëm në këtë rast për sistemin tonë imun. Kështu, pini më shumë ujë dhe çaja bimor për të qëndruar të hidratuar – çaji i kamomilit është një zgjidhje e mirë./gazetaekspres/

ME TE LEXUARAT