Stresi–Isa Mustafës: Mos pafsh ditë o Isaviç, turpi të mbuloftë përjetë

2
Kliko per me shume info

stresiiiReperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Shpesh herë postimet e tij ngjallin diskutime, e ndërsa ai vet nuk ka reaguar asnjëherë ndaj shkrimeve rreth tij.

Së fundmi, reperi ka vendosur që në Instagram të publikojë një fotografi përmes së cilës ka dashur t’i rikthejë fansat në retrospektivë, dhe t’ju përkujtojë të gjithëve krimet e ushtrisë serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve 1997-1999.

Ai ka publikuar fakte dhe statistika rreth gjendjes së krijuar nga lufta në Kosovë, teksa me këtë tematikë sociale ai ka kërkuar nga të gjithë që të mos harrohen kurrë këto gjurmë të lëna në familjet shqiptare.

Stresi ka kritikuar ashpër politikanët kosovarë, teksa ka ofenduar edhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, duke e quajtur Isaviç.

Ndërsa në fund të postimit me anë të një hashtagu, ai ka shprehur simpatinë e tij për partinë “AAK”, të cilën edhe e mbështetë. /Telegrafi/

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here