“Stop”, Kryetari i Gjykatës kërkon seks për të vendosur drejtësinë

sajmir-kodraSistemi i Drejtësisë do të tronditet sërish mbrëmjen e sotme, pasi në emisionin investigativ “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan do të publikohet regjistrimi audio i një kryetari gjykate, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Pas transmetimit në “STOP”, emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu do t’i kushtojë një trajtim më të zgjeruar këtij skandali. Në panel do të jetë edhe një nga drejtuesit e “STOP”, që do të zbardhë gjithë rrethanat e regjistrimit.

Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë. Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori.

Ishte pikërisht ky moment, kur në studion e “Opinion” prezantuesi Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër videoje, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

Cili do të ketë ky gjyqtar? Sot në orën 20:00 ndiqni emisionin “STOP” për të zbuluar emrin e tij. Ndërkohë që në orën 21:00, në “Opinion” debati do të zbardhë më shumë mbi ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Video e paparë, gjendet shkaktari i këtyre radhëve të gjata tek Unaza e Re

Trafiku në Tiranë është acarues dhe i pa durueshëm në shumë raste, ...