Kështu i spiunuan banorët shqiptarët e drogës. Zbulohet laboratori

drogeePolicia italiane beri me dije diten e diele se ka arrestuar dy shqiptarë. Ne fakt, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Milano ku te dyshuarit rane ne pranga pasi iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzier kokainën dhe heroinën, 1 kilogramë marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5 mijë euro.

Hetimet nisën në Komo për të përfunduar në Milano, pikërisht duke ndjekur gjurmët e dy shqiptarëve. Sipas hetuesve banesa e tyre në rrugën “Ripamonti” ishte transformuar, në një bazë të vërtetë logjistike për trafikun e drogës.

Por nuk ka qenë policia ajo që i ka pikasur. Vetë banorët e kësaj zone kishin njoftuar vazhdimisht lëvizjet e shqiptarëve, që solli më pas nisjen e hetimeve. “Falënderoj banorët e zonës, deklaroi shefi i Guardia di Finanza në Como. Madje sipas mediave italiane banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...