‘’Spektakël’’ në oborr të shkollës, vajzat masakrohen për një… (Foto)

Soft

UntitledSherret në shkollë duket se nuk kanë të ndalur, por tanimë jo vetëm nga djemtë, por edhe nga vajzat. Bëhet fjalë për një sherr të madh në shkollën "Gjergj Pekmezi" në Pogradec mes dy vajzave. Arsyeja e sherrit sipas të pranishmëve është një djalë, që mësa duket të dyja vajzat e kanë dashur. Në prani të gjithë nxënësve, madje edhe të një gruaje, e cila nuk dihet se kush është, ato janë kapur për flokësh. Ndërsa, situata bëhet e rëndë, ku njëra prej tyre i gjuan tjetrës me shqelm në bark, aty ndërhyn një nxënëse dhe një djalë, të cilët mundohen që t'i ndajnë. Ndërsa, ajo që bie në sy është fakti se sherret po i shikon si një "spektakël", shumë shokë dhe shoqe të tyre qeshin dhe e duartrokasin këtë akt, duke mos u ndërgjegjësuar për ndikimin negativ që ka jo vetëm tek ata, por edhe te pjesa tjetër e shoqërisë.

ME TE LEXUARAT