Spanja lejon aeroplanmbajtësen ruse të furnizohet në portin e saj

spanja-rusiaAeroplanmbajtëset ruse do të qëndrojnë për herë të parë në portin detar 10 ditë për t’u furnizuar. Ndërkaq Spanja do ta lejojë të furnizohen me lëndë djegëse në portin detar, në Ceuta, në pjesën e Afrikës Veriore.

Nga ky shkak qeveria spanjolle ka marrë kritika të ashpra në vend, pasi, si vend anëtare e NATO-s, Spanja nuk do të duhej të lejonte që Rusia, e cila po akuzohet për krime lufte në Siri, të furnizohej me lëndë djegëse.

Kliko per me shume info

Ndërsa bëhet e ditur se aeroplanmbajtësja Admiral Kuznetsov dhe anije të tjera luftarake janë duke shkuar për në Siri.

Anijet luftarake ruse planifikojnë të arrijnë në Ceuta, port detar, për 10 ditë. Bëhet e ditur se këto anije luftarake fundjavën e shkuar kishin lundruar përmes kanalit detar anglez.

Gazeta spanjolle El Pais, njofton se ministria e Jashtme spanjolle vërteton sërish lejen e qëndrimit të aeroplanmbajtëseve ruse në portin detar spanjoll.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se anijet luftarake ruse do të mund të shfrytëzoheshin për luftën në Siri.

“Jemi të shqetësuar dhe jemi të njoftuar qartë se këto anije luftarake do të mund të përdoren për sulme ajrore ndaj civilëve në qytetin e Alepos’’, deklaroi Stoltenberg, duke shtuar se “secili vend ka të drejtë të vendosë në lejimin e furnizimit në portet e tyre detare”.

Kjo aeroplanmbajtëse përmban me vete 15 aeroplanë luftarakë, helikopterë. Pranë brigjeve të Sirisë janë edhe 10 anije luftarake.

“Kjo ndihmë e Spanjës ndaj rusëve është problem i veçantë, nëse kjo aeroplanmbajtëse merr pjesë në bombardimet ndaj civilëve sirianë të Alepos’’, deklaroi përfaqësuesi i SHBA-së në NATO, Douglas Lute.

Ish kryeministri belg, Guy Verhofstadt e quajti vendimin e Spanjës si skandaloze, ngase ’’ Rusia është akuzuar për krime lufte në Siri”.

Shumë politikanë, vendimet e Spanjës që ta ndihmojë Rusinë, vlerësojnë si të papajtueshme dhe të papërshtatshme, ngase Spanja është vend anëtare e NATO-s./rtk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.