Sonte shfaqet publikisht video, Kryetari i Gjykatës i implikuar në skandal seksual

skandal-seksualTIRANE – Mbrëmjen e sotme shfaqet publikisht materiali në të cilin një kryetar gjykate implikohet në një skandal seksual.
Lajmifundit.al ka mësuar se emisioni Stop do të transmetojë mbrëmjen e sotme materialin filmik për të cilin flitet që prej shtatorit.
Bëhet fjalë për një material me regjistrim zanor, sic konfirmohet deri tani ku një kryetar gjykate implikohet në një raport seksual.
Portali LajmiFundit.al ka mësuar se bëhet fjalë për një kryetar gjykate në një qytet të madh të Shqipërisë së mesme edhe pse nuk ka ende konfirmime zyrtare në lidhje me këtë fakt.
Bëhet me dije gjithashtu se materiali që do të bëhet publik është regjistruar së paku 4 muaj më parë por nuk përjashtohet mundësia që skandali të ketë ndodhur edhe më herët.
Emisioni Stop disa javë më parë publikoi videon e famshme ku oficeri i prokurorisë së Tiranës Fatos Lushi mori 18 mijë euro nga një biznesmen të cilit prokuroria i kishte bllokuar 150 mijë euro nën sekuestro.
“Stop” aludoi se paratë ishin kërkuar e po jepeshin për prokurorin e çështjes Ardian Braho, koleg zyre me oficerin Lushi, por një gjë e tillë ende nuk është provuar.
Oficeri që i mori eurot nga biznesmeni Gani Manollari është shpalur në kërkim me akuzën e korrupsionit kurse prokurori Ardian Braho është pezulluar nga etyra në pritje të hetimeve nga krimet e rënda./lajmifundit.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksidentohet autobusi, 11 vetë humbin jetën, mes tyre 9 fëmijë

Rreth 11 persona, mes të cilëve nëntë fëmijë kanë humbur jetën në ...