Sondazh për Facebook: Si duket një përdorues shqiptar i Facebook?

fbb-2016Cili është imazhi i një përdoruesi shqiptar të Facebook-ut! Sondazh për Facebook i organizuar për herë të parë në Shqipëri.

Merrni pjesë në hulumtimin tonë në internet. Si duket një përdorues shqiptar në Facebook? Sa kohë shpenzon ai në rrjet? Cilat janë zakonet dhe rutina e tij e përditshme?Përgjigjet për këto pyetje dhe shumë më tepër do të jepen pas realizimit të studimit të parë në lidhje me përdorimin e Facebook në Shqipëri.

Kliko per me shume info

“Ne jemi duke inkurajuar të gjithë përdoruesit e Facebook për të shpenzuar pak nga koha e tyre dhe për të na ndihmuar të gjejmë të dhëna relevante që mund portretizojnë statusin aktual të përdorimit të Facebook në Shqipëri. Për ta, ky do të jetë një kontribut i vogël për komunitetin por do të jetë një ndihmë e madhe për ne “, – thotë Gerti Boshnjaku, nga ekipi hulumtues.

Sondazhi për Facebook mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

SONDAZHI PËR FACEBOOK

Rezultatet do të jepen premierë në ALLWEB, konferenca e Marketing-ut Dixhital, e cila do të mbahet më 20 tetor, në Tirana Business Park. Pas kësaj, rezultatet do të publikohen për përdorim më të gjerë.

Çdo i anketuar mund të bëhet fitues i një bilete për konferencën. Ato që do të përzgjidhen, me zgjedhje të rastësisshme, do të informohen jo më vonë se 5 ditë para konferencës.

Gjithsej do jenë 5 pjesëmarrës me fat në hulumtim, të cilët do të marrin nga një biletë për konferencën e parë të Marketing-ut Dixhital në Tiranë – Allweb.

Për më shumë informacion në lidhje me konferencën, vizitoni allweb.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here