Skena Hot nëpër klipe muzikore, kosovari tregon gatishmëri (Foto)

UntitledI ftuar në emisionin “Kapak Shoë” të Radio Dukagjinit, Neki Emra ka folur për shumë gjëra. Ndër tyre ishin dhe detaje të cuditshme mbi karakterin e tij.
Pasi u pyet se cilën punë do e refuzonte edhe nëse paga do ishte astronomike, Neki tha se për asnjë çmim nuk do mund ta bënte asnjë punë në lartësi të mëdha. Kur u pyet nëse do pranonte të kishte një bashkëpunim më yllin e muzikës Rihanna, me kusht që ai të ishte pjesë e disa sekuencave shumë “hot” brenda klipit, Neki u përgjigj “PO” pa menduar shumë, ngase sipas tij, do ishte një arritje e jashtëzakonshme për të një bashkëpunim me Rihanna dhe se e gjithë loja në klip do ishte artistike.
Në lidhje me këtë, ai tha se bashkëshortja e tij nuk do kishte arsye të ishte xheloze.
Neki brenda emisionit zbuloi edhe që frizeri i tij është artist, që nuk e pëlqen fare kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe se nuk ekziston një fans apo fanse që i ka shkruar në rrjetet sociale e që Neki nuk i ka kthyer përgjigje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

DiCaprio garon për Oskar me ish këshilltarin e Putinit

Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i ...