Skandali, shikoni cfarë la në stadiumin e Shkodrës kombëtarja spanjolle

Sport

spanja-shkoderErdhën, panë, fituan dhe… lanë nga pas një “mal me plehra”, pikërisht në periudhën kur në Shqipëri debati për ligjin e importit të mbetjeve ka arritur kulmin.

Kombëtarja spanjolle e ka shijuar në mënyrën më të mirë fitoren kundër Shqipërisë për eliminatoret e kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Këtë e tregojnë edhe imazhet në dhomat e zhveshjes së stadiumit të sapo rikonstruktuar “Loro Boriçi” në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kanë festuar me njëri-tjetrin dhe kanë shpërndarë foto në rrjetet sociale, spanjollët kanë lënë në mënyrë të parregullt dhe aspak qytetare në tokë, pica në kuti, çokokrem të hapur dhe biskota të hedhura sa andej-këtej.

Shishe uji, lëkura bananesh, të gjitha të lëna mbi stola apo në dysheme, duke të krijuar përshtypjen se në këto dhoma zhveshjesh nuk kanë qëndruar ish-kampionët e botës dhe të Europës, por ndonjë kombëtare e vendeve të treta.

spanja-1Në foton e parë, të cilën e ka hedhur vetë lojtari i Real Madrid, Sergio Ramos në Instagram, dhoma duket e rregulluar kurse pas largimit të tyre, aty ka mbetur vetëm rrëmuja.Shqip

ME TE LEXUARAT