Skandali, “paguaj 150 € dhe merr testin e anglishtes”

sms-mesazheTë marrësh diplomën e anglishtes për master është fare e thjeshtë, mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë.

Në fakt diploma për mbrojtjen e anglishtes ka hyrë në fuqi që në vitin 2010 në kohën kur ministër i Arsimit ka qenë Myqerem Tafaj, i cili hodhi i pari idenë, për mbrojtjen e gjuhës së huaj për ata që ndjekin studimet master apo doktoraturë.

Por MAS, nëpërmjet disa subjekteve private të licencuara, i nënshtrohesh një provimi për të marrë mbrojtjen e gjuhës së huaj. Ky provim nxjerr në pah aftësitë e çdo studenti në anglisht duke e ndarë atë në nivele të ndryshme.

Rasti i marrjes së një diplome me para ka ndodhur në Fakultetin e Infermierisë ku të paktën 600 studentë që studiojnë në këtë fakultet, një pjesë e madhe e tyre, testin e anglishtes e kanë marrë në këtë formë, pra pa u paraqitur fare në provim duke paguar 150 euro dhe në fund është firmosur nga Ukë Zenel Buçpapaj.

Ky konstatim vjen nga një qytetare, e cila tregon mënyrën e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglishtes, që është në funksion të diplomës së masterit.

Qytetarja – Kjo është. Si je? Si ia kalon?

Sekserja –Tani duhet vetëm ta noterizosh.

Qytetarja – Duhet noterizuar. Pse janë dy këto?

Sekserja – Është niveli B2 edhe testi i pikëve.

Qytetarja – Po kjo tashi, se m.q.s. po paguajmë edhe 150 euro është… Si funksionon? Që ta di edhe unë pak a shumë.

Sekserja – Tek kush shkollë je? Te infermieria?

Qytetarja – Po.

Sekserja – Ti do e noterizosh shpirt edhe do e dorëzosh të noterizuar vetëm kaq. E ke të përhershme.

Qytetarja – Nuk të nxjerrin llafe domethënë?

Sekserja – Jo shpirt. Se të gjitha gocave, që unë ja u kam bërë, ti je e ……unë kam arrit te… (numri i certifikatave të shpërndara)

Qytetarja – …….

Sekserja – Unë kam arritur tek 600 e ca ku ta di unë.( numri I certifikatave, që ka shpërndarë).

Qytetarja – Njihet domethënë?

Sekserja – Normal, që njihet, se është e licensuar e njohin edhe QKR- ja edhe në gjykatë edhe kudo. Nuk ka asnjë lloj problemi.

Qytetarja – Kjo është qendër kursesh ?

Sekserja – Është qendër, ku pedagogu jep kurse private.

Qytetarja– Po.

Sekserja – Që i përgatit për Toeflin.

Sekserja – Po. S’ka gjë shpirt mos i numëro.( lekët)

Qytetarja – Jo, që dhe ti, të jemi në rregull bashkë.

Sekserja – Shumë faleminderit.

Qytetarja– Shife pak llogaritjen.

Sekserja – 210 ( mijë lekë të vjetra)

Qytetarja – 210 me 137 ( kursi i euros).

Sekserja – Vetëm kur të shkosh aty, të lutem mos i thuaj, jo a është e vlefshme a jo ? Se kështu kanë bërë ca goca. I kanë thënë ca është ky muhabet. Ti thjesht merre dorëzoje. Thuaj merre këtë, kaq!

Qytetarja – Domethënë ta kemi pa merak.

Sekserja – Pa merak fare shpirt.

Në fakt, ky rast rrit shanset për të pasur të diplomuar, të cilët e kanë një certifikatë anglishteje të mbrojtur, por nuk dinë asnjë fjalë nga kjo gjuhë e huaj. Pasi e merr këtë certifikatë drejtohesh më pas në sekretarinë e fakultetit përkatës për ta dorëzuar.

Biseda te sekretaria…

Qytetarja– Mirëdita. Të të pyes për diçka. Këto të anglishtes (Çertifikatat), ku duhet t’i dorëzojmë?

Sekretarja– Këto të anglishtes?

Qytetarja – Po.

Sekretarja – Duhet të flasësh me zëvendësdekanin.

Qytetarja – Me zëvendësdekanin.

Sekretarja – Për çfarë e do anglishten ti? Për ça?

Qytetarja – Janë ato të tre vjeçarit, të mbrojtjes së diplomës. Po kjo, (certifikata) duhet origjinalja apo vetëm e fotokopjuara? Si funksionon?

Sekretarja – E noterizuar.

Qytetarja- E noterizuar, ok po sjell atë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...