Skandal, tri motra me çrregullime mendore përdhunohen në Lezhë

1
Kliko per me shume info

policia-lezheeeNjë ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Lezhë disa muaj më parë, por është mbajtur larg mediave. Tri motra me çrregullime mendore në Lezhë kanë rënë pre e abuzimeve seksuale.

Ato sot mund të bëhen dhe viktima të trafikimit. Kjo ngjarje tronditëse u tha në një tryezë të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të antitrafikimit të qenieve njerëzore.

Deri pak muaj më parë tre motrat kanë qenë pjesë e qendrës ditore në Lezhë, por janë larguar nga aty duke mbetur braktisur rrugëve të qytetit.
Edhe nëna e tyre është e sëmure mendore. Në këtë tryeze kanë qenë edhe përfaqësues të pushtetit lokal, si sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, punonjës të Bashkisë Lezhë dhe të Shërbimit Social. Ata kanë premtuar zgjidhje për këtë familje.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here