Shkencëtarët kapin 234 sinjale jashtëtokësore

3
Kliko per me shume info

ufootDy shkencetare astronomë besojnë se kanë arritur të kapin sinjale nga 234 civilizime jashtëtokësore.

Në 2012 – ën, Ermanno Borra nga Universiteti Laval i Kebekut sugjeroi se lazerat mund të ishte metoda me anë të së cilës mund të marrim kontaktin e parë nga inteligjenca jashtëtokësore.

Ai hodhi hipotezën se njerëzit do të shihnin një pulsim periodik drite të fshehur në spektrin e yjeve në të cilat ndodhen civilizimet, dritë që zbehej dhe e shpeshtë. Një metodë kjo shumë e avancuar, sipas tij, për ne tokësorët.

Borra instruktoi studentin e tij, Eric Trottier që të vëzhgonte 2.5 milionë yje, në kërkim të sinjaleve të tillë. Trottier gjeti 234.

Vetë Borra tha se dyshonte fort që bëhej fjalë për sinjale që vijnë nga civilizime jashtëtokësore. Megjithatë, sipas “New Scientist”, astronomë të tjerë nuk janë kaq të bindur, pasi besojnë se për të arritur në një konkluzion të tillë duhet ende shumë punë dhe fakte konkrete.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here