U gjobit nga Shullazi dhe banda e tij, merret në mbrojtje biznesmeni

banda-shullzit-biznesmeniBiznesmeni që ka denoncuar Shullazin dhe 4 anëtarë të bandës së tij për kërcënim dhe shantazh, duke i zhvatur shuma të mëdha parash është marrë në mbrojtje nga policia. Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë rastet kur është kërcënuar nga Emiljano Shullazi, dhe shokët e tij.
Organi akuzës zbuloi se dy të arrestuarit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Dy të arrestuarit ditën e djeshme nga policia, në datat 5 dhe 15 dhjetor, Endri Zela të vitit 2014 ka tërhequr gjithsej 50 mijë euro. Qyqja në 16 dhjetor të po atij viti ka tërhequr nga banka 16 mijë euro, nga llogaria bankare e kompanisë arabe që biznesmenit Ylvi Beqja e përfaqësonte.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorisë këto para janë marrë në kërcënim pasi mes palëve nuk ka pasur kontrata të tjera.

Një nga të arrestuarit e ditës së djeshme Endrit Qyqja nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2005, ai ka vrarë Erind Koçinë, pas një sherri mes të rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here