Ngjarja horror në Itali, arrestohet shqiptari që mori zvarrë policin me makinë

Aktualitet

italianettNjë i ri shqiptar ka përfunduar në pranga të policisë italiane, në Padova. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Eraldo Preni, i cili ishte pjesë e një bande grabitësish.

Policia kishte dalë për një kontroll në zonën e Saonara, pasi kohët e fundit kishin ndodhur disa grabitje, ndërsa kishte dhe të shtëna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivët kanë pikasur makinën e shqiptarëve në zonë dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalojë. Por ata nuk kanë qëndruar, ndërsa kanë tërhequr zvarrë me makinë një efektiv që tentoi t’i ndalonte.

Më pas shqiptarët kanë lënë makinën dhe kanë tentuar të largohen më këmbë. Një nga policët ka qëlluar në ajër dhe kjo e ka trembur të riun Eraldo Preni, i cili është arrestuar.

Dy të tjerët, që sipas mediave italiane janë shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim, kanë mundur të largohen. Pas verifikimeve edhe automjeti i tyre ishte i vjedhur.

ME TE LEXUARAT