Me kokainë në makinë, ja kush janë dy "të fortët" shqiptarë të arrestuar në Itali

Aktualitet

shqiptariiDy të rinj shqiptarë janë prangosur nga Policia italiane, pasi u kapën me drogë.

Sipas medieve italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë Kristal Malaj, 23 vjeç dhe Elzen Aliaj, 26 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë vënë në pranga nga Policia në Raguza dhe akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në momentin që shqiptarët janë ndaluar nga Policia, ata po udhëtonin me një automjet.

Pasi Policia u ka bërë me shenjë që të ndalojnë, automjeti i tyre është kontrolluar dhe në të është gjetur kokainë në doza të vogla dhe euro, që dyshohet të ishin marrë nga shpërndarja e drogës.

ME TE LEXUARAT