I moshuari shqiptar kap “mat” Vuçiç, ja biseda që vuri në siklet kryeministrin

vucicKryeministri serb, Aleksander Vuçiç, gjatë një vizite të tij në spitalin e Nishit, në një nga dhomat gjeti shtrirë Mehmetin, një shqiptar nga fshati Dobrosin, afër Bujanocit. Në ato momente ndodhi një debat i shkurtër, në mes shqiptarit dhe kryeministrit serb, shkruan media serbe “Tajung”.

Çështja doli të jetë pak më ndryshe, pasi kur kryeministri serb e pyet Mehmetin për prejardhjen e tij, plaku iu përgjigj shumë saktë.

“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”, ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiç.

Vuçiç e vazhdon bisedën duke treguar se ai  e ka vizituar  dy herë radhazi Dobrosin, por nuk ka dha ndonjë detaj më shumë se dikur kishte shkuar për takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.

Por gjatë këtij takimi të rastësishëm në spitalin e Nishit, plaku shqiptar nuk hezitoi të kthehej prapa në kohë, përcjell Klan Kosova.

“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52’’ i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e tyre në spitalin e Nishit.

Duke iu referuar rrëfimit të plakut shqiptar, Vuçiç nuk ndalon dhe e pyet përsëri:

“Po ku shkuan ata…? Në Kosovë?”, pyeti Vuçiç, duke bërë që Mehmeti t’i kthehet me një përgjigjie tjetër.

“Jo, çfarë Kosove!  Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare, papunësia është më e madhe”, e ka përfunduar shqiptari bisedën e tij, shkruan “Tanjug”.

SSDSDSDAS

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...