Kapet shqiptari i dënuar për vrasje, 19 vjet me emër fals, ja si u zbulua nga Policia

Kliko per me shume info

arber-dodaj-pasaportaNjë shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, i cili ishte dënuar për vrasjen e një bashkëkombësi të tij.

Shqiptari fshihet pas një identiteti të rremë, dhe ka jetuar prej vitesh i pashqetësuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se në pranga përfundoi shtetasi 43-vjeçar Arben Dodaj.

Kliko per me shume info

Sipas policisë italiane, Dodaj kishte vrëra në vitin 1997 në Shqipëri dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.

Por, pak pas krimit, ai ishte larguar nga vendi. Ai u vendos në Usmate Velate, provincë në Monza ku kishte ndërruar edhe emër. Bashkë me të jetonte gruaja dhe dy fëmijë, 8 dhe 5-vjeç.

Si u zbulua

Policia ra në gjurmë të Dodaj dhe zbulimit të problemit me identitetin pas një anomalie me certifikatat e dy fëmijëve. Në to nuk shënohej atësia, cfarë i detyroi autoitetet të nisnin hetimet.

Pas kësaj, policia vuri në përgjim edhe telefonat dhe falë përgjimit edhe të bashkëshortes së tij u mbërrit në zbulimin e të vërtetës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here