E tmerrshme/ Shqiptari djeg vajzën me ujë të nxehtë, gruaja hesht

carabinieriMediat italiane kanë raportuar për një rast abuziv të një familje shqiptare, ku kryefamiljari abuzonte ndaj vazjave të tij, madje në një rast ka djegur vajzën me ujë të nxehtë.

Lidhur me këtë rast, ende vijon procesi gjyqësor në Itali ndaj një shqiptari të akuzuar se keqtrajtonte tre vajzat e tij për arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që gruaja edhe pse ishte e pranishme gjatë skenave, nuk tregonte.

Të njëjtat burime shtojnë se dhuna dhe keqtrajtimi ndaj tre vajzave konsumoheshin edhe në prani të miqve që mund të kishte familja. Një rast flagrant ishte ai kur familja kishte një mysafir në shtëpi dhe një nga vajzat ishte e detyruar të gatuante darkën.

Babai e nxiste në çdo moment të nxitonte, pasi darka po vonohej. Në një moment, i merr enët me ujë që po ziente në sobë dhe ia derdh në duar në shenje ndëshkimi, duke e sharë se ishte shumë e ngathët.

Raste të tilla, sipas akuzës ishin të përsëritura. Vetë vajzat kanë treguar për jetën që bënin duke thënë se në shumicën e herëve të dhunës, babai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Provë në proces përveç dëshmive janë edhe raportet mjekësore dhe shenjat e të djegurave që ka pasur një nga vajzat në duar.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...