Flet mafiozi shqiptar i “Ndrageta-s”: Si do investonim në Shqipëri 18 mln €

carabinieri15Segmente të mafies italiane “Ndrageta” duket se kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta në Shqipëri dhe paratë e tyre do pastroheshin në tokën e shqiponjave.

Mes tyre është dhe Pino Giglio, një nga elementët e këtij klani mafioz i dënuar me 12 vjet e 6 muaj. Të gjitha planet i ka treguar Giglio, një biznesmen i penduar, i cili ka zbuluar dhe sistemin e ryshfetit në Shqipëri.

gazeta

Pjesë e kësaj skeme ishte dhe shqiptari Refat Muzhaqi. Ata ishin të gatshëm për të marrë në duar, një biznes, si milioner dhe do të paguanin ryshfet për dy zyrtarë të qeverisë.

Bëhej fjalë për një investim 18 milionë euro, një autostradë pranë Tiranës, në vitin 2011. Madje këta biznesmenë të “Ndrageta” kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Shqiptarët, dy zyrtarët, sipas rrëfimit kishin kërkuar 10% të kontratës.

gazeta 2

Mes tyre, si ndërlidhës ishte një polic i cili kishte kërkuar 10 mijë euro. Në Shqipëri Pino Giglio dhe një tjetër person i quajtur, Paquale Rilo, në atë kohë, krijuan një shoqëri, “Italcantier”.

Ky biznes nuk u konkretizua, pasi pati zënka mes Riillo dhe policit, i cili i detyrohej 10 mijë euro./tvklan.al

Burimi: gazzettadimodena

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...