Shqiptari shpëton refugjatët nga zjarri në Gjermani, por humb gjithcka!

policia-gjermaneNjë djalë shqiptar ka shpëtuar qendrën e refugjatëve nga një katastrofë që mund të kishte edhe pasoja në njerëz. Por ai vetë ka humbur gjithë çfarë ka pasur, shkruan “Waz.de”. Ai, siç pohon policia në Hagen, në mbrëmjen e të premtes, e ka shpëtuar nga vdekja një grua 27-vjeçare nga Taxhikistani, e cila i kishte vënë zjarrin dhomës së saj dhe donte të vetëvritej, raporton “Albinfo”

Shqiptari, i cili jeton me gruan dhe djalin e tij 9-muajsh në një banesë me kuzhinë të përbashkët kishte dëgjuar thirrjet e gruas dhe kishte shkruar për t`i ofruar ndihmë, duke e evituar katastrofën.

“A ia ka shpëtuar jetën asaj”, thotë pastori i kishës protestante lokale Thomas Gerlach.

Ndërkohë, gruaja e cila ka pësuar lëndime në krah është duke u shëruar në spital dhe nuk është në rrezik jete. Por shpëtimtari i jetës së saj me gjithë familjen, ka humbur gjithçka që ka pasur, pasi që i është djegur banesa.

Për këtë arsye pastori Gerlach ka iniciuar të premten një aksion për të ndihmuar shqiptarin e ri. Ai ka vendosur kontakt me Caritasin për të organizuar dhurimin e artikujve ushqimorë, veshmbathjes dhe mbulesave për shtretër. “Familja e dëmtuar nuk ka nevojë për shumë gjëra. Por aktualisht ajo nuk ka asgjë fare”, thotë prifti.

Shpëtimtari nuk kishte mundur të shpëtonte as telefonin e tij celular nga banesa për t`i telefonuar punëdhënësit të vet të ri në qytetin fqinj se për shkaqe objektive nuk mund të shkonte në punë atë ditë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Uniformat e policisë i rregullojmë në rrobaqepësi, policet femra me këpucë 41-shi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij denoncimin e një ...