Shqiptari hiqej si punëtor krahu, fitoi miliona euro me shitje kokaine

shqiptari-kokaineNjë shpërndarës shqiptar kokaine është arrestuar nga policia italiane në Parma.

Sipas policise, 39-vjeçari Ismail Shtufi, u vu në pranga gjatë një aksoni antidrogë.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 27 mijë euro, të prera në kartmonedha 500-she. Në garazh policia gjeti dhe sekuestroi dy copa të mëdha kokaine të pastër, me peshë 198 gram, me vlerë tregu mbi 15 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se Shtufi bënte një jetë të thjeshtë në dukje, pasi njihej si punëtor krahu që merrej me ndërtim. Por aktivitetin e shpërndarjes së kokainës e bënte në mënyrë të fshehtë, duke fituar miliona euro.

Sipas policisë italiane, 39-vjeçari ishte dënuar edhe në vitin 2012 pasi u kap me 200 gram kokainë. Por duket se problemet ligjore nuk e kanë ndaluar atë për ta ushtruar sërish aktivitetin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.