Detajet/ Ja si e drejtonte “bosi” shqiptar bandën e prostitucionit nga burgu

prostituzioneShkatërrohet banda e shqiptarëve në Firence të Italisë që shfrytëzonin femrat për prostitucion.

10 urdhër arreste janë lëshuar, pastaj ekzekutuar nga policia italiane këtë mëngjes, e cila arrestoi tetë burra dhe dy gra, të akuzuar se kanë formuar një organizatë të dedikuar për ndihmë, inkurajim dhe shfrytëzim të prostitucionit në zonën e Novolit.

Të gjithë të ndaluarit janë shtetas shqiptarë të moshës nga 20 deri në 42 vjeç. Ndalimet janë kryer në Itali, në Lyon (Francë) dhe në Shqipëri. Tre persona janë ende në kërkim.

Hetimet mësohet se kanë nisur 1 vit e gjysmë më parë në drejtimin e prokurorit të Firences, Leopoldo De Gregorio.

Sipas policisë italiane, në krye të kësaj bande ishte një 37-vjeçar shqiptar, i cili organizonte aktivitetin e bandës nga një burg në Shqipëri, ku vuan dënimin me akuzën e tentativës së vrasjes. Por emrat ende nuk kanë dalë në mediat italiane dhe njoftim nuk ka as nga Policia Shqiptare.

Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion janë të gjitha me origjinë shqiptare. Vajzat e moshës mes 20 dhe 30 vjec, ishin në kontroll nga shfrytëzuesit, të cilët po ashtu fshiheshin pas pemëve për të kontrolluar numrin e klientëve që siguronte secila gjatë mbrëmjes.

Prostitucioni mësohet se kryhej në një makinë apo ndonjë hyrje pallati në Pellas, të marrë me qira nga shfrytëzuesit. Në Policia ka pasur shumë ankesa kohët e fundit nga banorët, që raportonin një sjellje të dyshimtë në pallatet e tyre.

Sipas mediave italiane, vajzat ushtronin prostitucion në këmbim të shumave nga 30-100 euro që jepnin klientët.

Kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo tha në konferencën për shtyp se “po punohet ende për zbardhjen e plotë të aktivitetit të bandës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...