Itali, e shtynë nga kati i 7-të, humb jetën 48-vjeçari shqiptar

shqiptari-italiNjë shtetas shqiptar 48-vjeçar është gjetur i vdekur në shkallët e një pallati në Genoa, në Itali. ngjarja po hetohet si vrasje.

Sipas mediave italiane, të cilat citojnë burime nga grupi hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje.

Policia italiane thase shqiptari mund të jetë shtyrë nga dikush. 48-vjeçari ka rënë nga kati i fundit i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

“Brenda pallatit po bëheshin punime dhe ne besojmë se pas një sherri mes punonjësve mes katin e 6-të dhe 7-të”, thotë kreu i policisë, Annino Gargano.

Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 15:00, policia thotë se do të marrë në pyetje të zotin e apartamentit ku po kryheshin punime. Zyrtarisht shqiptari i paidentifikuar rezulton i papunë që prej vitit 2011.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...