Ekstradohet në Sllovaki vrasësi shqiptar, ja ku u kap

ekstradËshtë ekstraduar për në Bratislavë të Sllovakisë, një shqiptar nga Kosova pasi është i dënuar me 25 vite burg për vrasje në këtë shtet.

Burime nga policia thanë se një ditë më parë në orën 14:45, nga Interpol Tirana është ekstraduar për në Sllovaki, i kërkuari ndërkombëtarisht Sebastian Hasani, 41 vjeç, banues në Kosovë.

Disa muaj më parë, Policia e Shtetit të Shqipërisë bëri me dije se ka arrestuar 41 vjeçarin Sebastian Hasani, lindur dhe banues në Prishtinë. Ai kërkohej që prej datës 28 prill të vitit 2015 nga autoritetet në Bratislavë.

Sebastian Hasani, i cili ka përdorur edhe gjeneralitetet: Sebastian Hasani (Prishtina), lindur më 28.08.1975, alias: Sadri Gerbeshi, Gali, Galik, Silal. Është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sllovakia.

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë Bratislavës, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 0Tp 185/2013, atë 07.04. 2015, për veprën penale të “Vrasjes”. Maksimumi i dënimit: 25 vjet burg.

Kliko per me shume info

One comment

  1. bratislava shqiptaret se din ku esht
    shtet legen ekstradon shqiparet per interesa t sllaveve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...