Ja bosi shqiptar i drogës, lidhjet me Ndraghetën dhe kartelin kolumbian

itali-ndraghetaNjë shqiptari i identifikuar me emrin Fabio mendohet se është koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Greqi.

Shqiptari 29-vjeçar është arrestuar së fundmi nga policia greke në Athinë, për 29 kg kokainë që u kapën disa ditë më parë nën logon e firmës së veshjeve LV (Louis Vuitton).

Shqiptari ka thënë në polici se ai ishte përfaqësuesi i kartelit kolumbian të kokainës në Europë. Qëllimi i tij ishte që të depërtonte kokainë edhe në Greqi, raporton “Panorama.al”.

Drejtuesit e kamionëve ku u gjet droga kanë konfirmuar këtë gjë, se ishin të detyruar të komunikonin me Fabion për ngarkesën.

Fabio figuron me të ardhura marramendëse dhe kishte kohë që bënte jetë luksoze në Athinë.

LIDHJET ME MAFIEN ITALIANE

Mediat greke shkruajnë se hetimet kanë zbuluar se Fabio ka lidhje të ngushta me mafian në Itali.

Ai ka lidhje të ngushta me Ndranghetën italiane, që është distributori kryesor i kokainës në Europë.

Fabio rezulton se ka kryes studimet e tij në Itali dhe gjatë kësaj kohe, ai është lidhur me mafien kalabreze.

Pasi bëri shuma të konsiderueshme parash, Fabio u zhvendos në Athinë, ku menjëherë nisi të blejë prona dhe mjete luksoze në zonat më të shtrenjta të Athinës, si Glifadha.

Ai madje emrin e vërtetë nuk e ka Fabio, por në Greqi kishte shkuar si biznesmen italian, që kërkonte të investonte në fushën e turizmit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...