U rrah barbarisht nga zviceranët, veprimi i 12-vjeçarit shqiptar i ka befasuar të gjithë

djaliNjë 12-vjeçar shqiptar me emrin Fatlum ishte rrahur në Janar të këtij viti shumë rëndë, nga pesë djem më të mëdhenj se ai, në oborrin e shkollës në Walenstadt të St. Gallenit.

Ai kishte pësuar tronditje truri dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfunduar në spital.

Kliko per me shume info

Lëndimi i Fatlumit pati bërë bujë në media sepse ai kishte theksuar se ishte rrahur vetëm nga fakti se ishte me prejardhje të huaj dhe shqiptar, transmeton albinfo.ch. Por, ndonëse personat (të gjithë zviceranë autoktonë) që e kishin rrahur ishin identifikuar dhe denoncuar, ata nuk do të ndiqen penalisht.

Shkak për këtë është arritja e pajtimit përmes tyre.

“Ndërmjetesimi është prej shumë vitesh pjesë përbërëse e procesit të të drejtës penale për të rinjtë”, thotë një zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit.

Sipas tij, kur kushtet për ndërmjetësim janë plotësuar, atëherë prokuroria e njofton si viktimën ashtu dhe fajtorin, konkretisht prindërit e tyre. Në këto raste të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët. Rrjedhimisht, procedura e ndjekjes së 5 të rinjve është ndërprerë dhe marrëveshja në mes tyre është e plotfuqishme.

1 COMMENT

  1. Edhe nje arsye me shume PSE ? Shqiptaret duhet te japin gjithecka nga vetja qe ti faktorizojne shtetet e tyre, ti duan e ti kultivojne te krijojne kushte per me mujt cdonjeri me jetu e mos me u detyru askush te shkoj e ti lepij bythen Zviceranit apo kujtedo tjeter
    KY eshte gurbeti .ky eshte dheu i huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.