Arrestohet "bosi" shqiptar i drogës në Angli, u arratis njëherë dhe u rikthye

Aktualitet

shqiptari-angliNë vitin 2013, policia britanike godit një grup të krimit të organizuar që furnizonte me drogë rajonin.

Një prej anëtarëve të bandës ishte edhe 35-vjeçari Astrit Malo, i cili mundi të arratisej nga vendi për t’u rikthyer dy vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, edhe u arrestuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Malo ishte përfshirë edhe më herët si korrier droge në Midlands. Ai u dënua të enjten me 4 vite e gjysmë burg nga Gjykata në Neëcastle.

“Malo ka luajtur një rol themelor në grupin e krimit të organizuar dhe ishte përgjegjës për furnizimin me drogë në verilindje”, tha inspektori i policisë, Paul Ëaugh, i cili udhëhoqi hetimet.

“Pavarësisht se ai u largua nga vendi, ne vazhdimisht e kemi mbajtur nën vëzhgim dhe ai pagoi çmimin për përfshirjen e tij në trafik kur u kthye në vend”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT