Ja kush është i riu shqiptar që u kap me 11 kg drogë në Angli

resul-rakovaNjë gjykatë në Angli ka dënuar me 6 vite burg një shqiptar që u kap me 11 kg kokainë.

Sipas burimeve, shqiptari është Resul Rahova, 22 vjeç.

Kliko per me shume info

Ai tentoi t’i largohej policisë pasi u pikas duke se po transportonte drogën që në treg kap vlerën 1.5 milionë paund.

Ai ka qenë duke lëvizur me një makinë tip “Mazda VRM” dhe pasi policia i është vënë në ndjekje ka filluar të ecë si i cmendur dhe në fund është përplasur me një shtyllë.

Shqiptari u kap në gusht në një zonë të Londrës ndërsa po transportonte drogën bashkë me Bashkim Gurguri, 46 vjeç, i cili u dënua me 4 vite burg.

Rahova dhe Gurguri ranë në sy të policisë pas lëvizjeve të dyshimta në mesditën e 1 gushtit rreth orës 16:00 në Barnet, pasi Gurguri mori nga makina një çantë të madhe nga Maza që po drejtonte Rahova.

Një nga oficerët tentoi t’i ndalonte, por Rahova i dha gaz makinës duke kaluar drejt oficerëve që ndodheshin në trotuar.

Ndërkohë, Gurguri u kap në Manns Road, kurse Mazda u gjet e braktisur. Pas kërkimeve, një javë më vonë oficerët kapën dhe Rahovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.