Shqiptari 17-vjeçar realizon ëndrrën, së shpejti pjesë e Milanit

Kliko per me shume info

UntitledNjë talent xhqiptar arrin të realizojë ëndrrën e tij. Bëhet fjalë për Ismet Sinanin, 17-vjeçarin i cili është pjesë e të rinjve të Milanit dhe së fundmi ka nisur stërvitjen me skuadrën e parë të Milanit. Pra, kolonisë së shqiptarëve në Serinë A së shpejti mund t’i shtohet një tjetër lojtar. Talenti i lindur në Beluno të Italisë u vu nën urdhrat e Vinçenco Montelës të enjten, duke u stërvitur me skuadrën e parë të kuqezinjve. I rritur në skuadrat zinxhir të klubit milanez, Sinani këtë sezon luan me ekipin e të rinjve (Primavera), shkruan panoramasport. Adoleshenti që mund të luajë qoftë si sulmues i parë qoftë në krah është pjesë e Kombëtares shqiptare U-17, me të cilën ka luajtur pesë ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.