Shqiptarët thikë në fyt 18-vjeçares rumune, e marrin peng për 3 javë

shqiptaretKarabinierët kanë hyrë me forcë në një banesë ku dyshohej se mbahej peng një vajzë rumune.

Sipas mediave italiane operacioni i policisë është zhvilluar në zonën e Novolit në Firence, ku karabinierët kanë gjetur brenda shtëpisë një 18-vjeçare rumune e cila ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng prej 3 javësh nga dy shqiptarë të identifikuar si Fatjon Quni, 29 vjeç(foto:majtas) dhe Paulin Prendi, 27 vjec (foto: djathtas).

Shqiptarët ishin në kërkim për një tentativë vrasje më 23 shtator kur kishin plagosur rëndë me thikë një bashkëkombas. Në atë ngjarje kishin bashkëpunuar edhe dy persona të tjerë. Pas konfliktit, Quni ka rrëmbyer 18-vjeçaren rumune nga një apartament në Lastra, Signa.

Vajza rumune ndodhej në shtëpinë e një prostitute kolumbiane që i kishte ofruar strehim për t’u larguar pikërisht nga shqiptari 29-vjeçar, i cili ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtonte 18-vjeçaren. Por shqiptari e ka gjetur dhe me një thikë në fyt e ka rrëmbyer duke e çuar në një fermë në Barberino, bashkë me Paulin Prendin ku ajo u mbajt peng deri mëngjesin e sotëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar ende nga bashkëpunimi i 3 forcave italiane të rendit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka hyrë pa paralajmërim dhe e kanë gjetur vajzën duke u dridhur nga frika. Fatmirësisht ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore por nën shok. Dyshohet se pas rrëmbimit, objektivi i shqiptarëve ka qenë për ta nxjerrë 18-vjeçaren në rrugë si prostitutë. Të dy shqiptarët kanë precedentë penalë në grabitje dhe në fushën e prostitucionit.balkanweb

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...