Milionerët e Shqipërisë, mes tyre dhe një politikan, ja cili është “bosi”

tom-doshi20155Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën MAPO publikuan raportin milionerët shqiptarë për vitin 2015.
Samir Mane, në listën e 10 personave më të pasur, pasohet nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli.
Ndërsa lista e 19 shqiptarëve më të pasur përbëhet nga emra të njohur të biznesit me aktivitet në tregun e karburanteve, ndërtimit, tregtisë me shumicë, medias, sektorit financiar, etj.
Në renditje bie në sy përfshirja e deputetit Dom Doshi në vendin e 13, prania e dy femrave dhe dy sipërmarrës të rinj në top 10-tëshe.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike, Besart Kadia, sqaroi metodologjinë e përdorur për raportin.
Kadia: Kriteret e analizuara marrin në konsideratë kapitalin aksioner dhe pjesën takuese proporcionalisht për secilin prej tyre, fitimin proporcional të vitit ushtrimor, pra vitin 2015 dhe kapitalin neto proporcional.
Me qëllim arritjen e konkluzioneve sa më të sakta është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore duke marrë në shqyrtim 60 individë duke synuar në total 100 individë vitin e ardhshëm.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...