“3 mijë euro borxh”, shqiptarët bëjnë për spital kolegët italianë

polici-italiDy shqiptarë dhe 3 italianë janë përleshur me njëri-tjetrin në Itali, ku shkak është bërë një borxh të pashlyer.

Ngjarja ka ndodhur në një bar pranë stacionit të shërbimit Q8 në autostradën Adriatica Nord në Cesano Senigallia, Itali.

Sipas mediave italiane, tre punëtorë të një ndërmarrjeje pastrimi të zonës panë dy shqiptarë që kishin punuar aty në të kaluarën dhe shkuan t’i kërkonin shumën e pretenduar të borxhit.

“Shqiptarët u kanë kthyer paratë, por nuk e kanë lënë situatën t’u ikë kollaj nga duart, pasi i kanë dhënë edhe një dru të mirë”, njofton policia vendase.

Kjo e fundit ka shtuar se një nga shqiptarët i dha një grusht italianit, e këtu nisi përleshja. Pesë personat u zunë fizikisht mes tyre duke hedhur sende të forta, si karrige.

Menjëherë pasi u sinjalizua policia, shqiptarët mundën t’ja mbathnin, kurse italianë përfunduan në spital.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...