Skenar si në filma aksion, si u arratisën 3 “të fortët” shqiptarë nga burgu i Romës

Një skenar i denjë për një film aksion. UntitledKështu shkruajnë mediat italiane për arratisjen e tre të burgosurve shqiptarë nga burgu i Rebibbia, në Romë, rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes. Gardianët e burgut e kanë vënë re mungesën e tyre disa orë më vonë, çka u ka mundësuar të arratisurve të largohen nga zona.

Shqiptarët e arratisur janë Mikel Hasanbelli, 36 – vjeç, i dënuar për shfrytëzimi prostitucioni, Tesi Basho 36 – vjeç i dënuar për vrasje dhe Ilir Pere 40 – vjeç, për tentativë vrasje.

Sipas të dhënave që japin autoritetet e burgjeve në Itali, Shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares se qelisë me sharrë, më pas kanë formuar një litar me çarçafë dhe janë larguar.

Mediat italiane shkruajnë se tre shqiptarët e arratisur konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Një ndihmë për planit e tyre ka qenë edhe ardhja e papritur e disa të burgosurve nga një burg tjetër. Këta të fundit u shpërngulën pasi rrezikoheshin nga tërmeti që goditi Italinë qëndrore.

Autoritetet italiane ngrenë alarmin se burgu i Rebibbias është i tejmbushur me rreth 1370 të dënuar, ndërsa numri i gardianëve është i pakët.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...