Greqia kërcënon me “luftë”, Shqipëria kap armët, tregon forcën!

ushtria-shqiptareVizita e delegacionit parlamentar shqiptar në Athinë nuk ka mundur të krijojë një klimë tjetër në marrëdhëniet politike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Duket se deklarata e para disa ditëve e komisionerit, Johanes Hahn i cili foli për çështjen “çame” ka acaruar së tepërmi palën greke, e cila nuk ka nguruar dje me anë të ministrit të saj të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, të kërcënojë në mënyrë direkte Shqipërinë, duke i treguar asaj edhe forcën në rast të një përballjeje mes dy vendeve.

Gjatë një interviste dhënë për gazetën greke “Tribuna” Kotzias larg të qenit një politikan që flet një gjuhë diplomatike, ka paralajmëruar vendin tonë që të jetë më i kujdesshëm kur flet për çështjen “çame”.

Ai ka shkuar deri aty në deklaratën e tij sa të flasë edhe për sistemin mbrojtës ushtarak që kanë dy vendet ashtu edhe për diferencat ekonomike, çka sipas tij duhet ta bëjnë vendin tonë të vetëdijshëm se në një konflikt me Greqinë do jetë i humbur.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare”, – shprehet Kotzias në këtë intervistë.

Ai ndalet edhe te sjellja e qeverisë së Tiranës, e cila sipas tij duke përfshirë në qeverisje partinë që përfaqëson komunitetin çam ka marrë prej saj edhe programin politik në raport me marrëdhëniet me Greqinë.

Image
Edhe një herë ai larg konceptit dhe qëndrimit që mban Shqipëria për këtë çështje, ka theksuar se për Greqinë çamët kanë bërë krime gjatë Luftës së Dytë Botërore për të cilat janë dënuar nga drejtësia greke.

“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adaptojnë pjesë të axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe”, -shprehet më tej Kotzias.

Ai është ndalur dhe te deklarata e komisionerit Hahn, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston.

Kotzias ka folur edhe për një lloj shpërfilljeje nga ana e politikës shqiptare e fuqisë dhe rolit të Greqisë për shkak të krizës ekonomike që ajo ende po vuan.

“Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, –deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.

Image
Në kuadër të këtyre deklaratave ai ka shkuar edhe më tej duke kërcënuar në një farë mënyre Shqipërinë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas tij këto probleme mes dy vendeve duhet të zgjidhen para hapjes së negociatave.

“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, -ka thënë Kotzias.

Për të gjitha këto arsye ai ka theksuar se Shqipërisë më mirë i leverdis të bashkëpunojë me Greqinë për t’i zgjidhur këto çështje të mbetura pezull.

“Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, -ka thënë Kotzias.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të tregojë muskujt e saj ushtarakë.

Pas dy stërvitjeve të rëndësishme ushtarake ndërkombëtare, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë festuar 18 – vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale.

Në ceremoninë e organizuar në mjediset e këtij batalioni në Zall-Herr, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetët të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ushtarakë të lartë e mjaft të ftuar. /Bota sot

Kliko per me shume info

One comment

  1. Ndenja kokeulur visa vi kercenimeve grekosllavoortodoxe nuk do ta zgjidh as ceshtjen came ,e as do te ndaloj kercenimet e tyre ndaj kombit Shqipetare.Vizioni Rugovian ishte shembulli me i prekshem se nje platforme e tille vetem sa i prolongon gjerat ,zgjidhje nuk sjell.
    Kercenimi per bllokim te rruges se Shqiperise per ne EU nuk qenderon,greket frigohen se mos nepermes te shtjellimit te ceshtjes Came u del GJENOCIDI ne siperfaqe e mandej do te ballafaqohen me nje krim te denueshem kolektiv shteterore qe kreu Napoleon Zerva ndaj popullates autoktone Shqipetare duke i vra e internu ashtu si dijn te bejne qeverite kriminele sllavo ortodoxe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici durres

Kërkohej në Itali për vjedhje me dhunë, 47-vjecari kapet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili ishte ...