Papa: Shqipëria shembull i tolerancës fetare, mbeta i prekur nga vizita në Tiranë

Aktualitet

Papa-Francesku-Papa Franceku ka vlerësuar edhe njëherë tolerancën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.

Kreu i Vatikanit zhvilloi sot një takim me ambasadorët e vendeve të ndryshme të botës të atashuar pranë Selisë së Shenjtë.

Gjatë një takimi me Diplomaten e ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, znj Majlinda Dodaj në aktivitetin e sotëm në Vatikan, Papa Francesku i është drejtuar me fjalët: “E dini..Kam mbetur shumë i prekur nga vendi juaj”.

Gjatë fjalës së mbajtur para ambasadorëve, Papa ka përmendur tolerancën fetare në Shqipëri si një shembull për tu ndjekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në takimin që pati mëngjesin e sotëm me ambasadorët e 180 shteteve të akredituar në Vatikan, Papa Francesku mori  si shembull bashkëjetesën e paqtë fetare në Shqipëri.

Ai falenderoi Zotin për dialogun, pikë takimet dhe mbi të gjitha disa fryte të paqes. Duke iu referuar pra, në këtë mënyrë vizitës së tij në Shqipëri, që sipas Papës, pavarësisht plagëve të vuajtjes së viteve më parë, sot është vend i bashkëjetesës paqësore, në një klimë respekti dhe besimi reciprok, mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.

ME TE LEXUARAT