Ndeshja Shqipëri-Spanjë, 1280 efektiva policie ruajnë sigurinë në stadium

shkoderPolicia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.

Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Kliko per me shume info

Drejtori i FLO Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO. (Forcat levizese operacionale) Si dhe Drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit.

U bë kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv. Përfundoi takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here