Ja sa kushtojnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Izrael

fshf2015Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës, “Rusi 2016”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në datë 12 nëntor, ora 20:45 minuta.

Sipas njoftimit, biletat në tribunën “Vip” do të kushtojnë 18 000 lekë, në tribunat A dhe B do të jetë 8 000 lekë, në D2 dhe D3 do të jenë 3 000 lekë, në D2 dhe D3 do të jenë 3 000 lekë, në D1 dhe D4 do të jenë 2 000 lekë, ndërsa në tribunat e tjera, çmimet e biletave do të variojnë nga 1000 në 1500 lekë.

Njoftimi i plotë i FSHF-së

Të dashur anëtarë të fanklubit “Tifozët e Kombëtares”, FSHF ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër.

* Biletat mund t’i blini në linkun online: bileta.fshf.org

* Afati që mund të pajiseni me biletë është data 3 nëntor 2016

Nëse do të keni vështirësi për blerjen e biletave online, jeni të lutur të paraqiteni për t’i blerë fizikisht në adresat si më poshtë ose kontaktoni në adresën e-mail: [email protected]

Tiranë

Dyqani zyrtar i FSHF-së,

Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00

(e Diela pushim)

Shkodër

Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00

(e Diela pushim)

Çmimet e biletave sipas tribunave janë si mëposhtë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë

D1, D4 = 2.000 lekë

D2, D3 = 3.000 lekë

A, B = 8.000 lekë

VIP = 18.000 lekë

Ju rikujtojmë edhe një herë për biletat sezonale, FSHF ofron zbritje prej 15%.

Federata Shqiptare E Futbollit

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...