“Euro 2017”, Shqipëri U-19 mund Gjibraltarin

Sport

shqiperi-gjibraltarSkuadra e Arjan Bellait mer fitoren e parë në grupin e 4 eliminator të Europianit “Gjeorgji 2017” për 19-vjecarët. Ndaj Gjibraltarit kuqezinjtë e vegjël bënë detyrën edhe pse ky sukses i vlejti vetëm për statistika duke qenë se Gjermania dhe Irlanda kishin prerë biletën për në Elitë Round që pas ndeshjeve të dyta.

Bellai vinte me ndryshime në formacion, teksa në portë Gentian Selmani i kishte lënë vendin Mario Dajsinanit, Doksani ishte me gjendje gripale dhe në sulm konfirmohet golashënuesi Agim Zeka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht lojtari i Skënderbeut është ai që zhbllokon sfidën në minutën e 8, duke krijuar idenë se kuqezinjtë do të shpërthenin në goleadë. U duk qartë ideja e Shqipërisë për të kontrolluar topin dhe në pjesën e parë krijoi superioritet në kontrollin e lojës dhe teritorial, por pa mundur të dyfishojnë shifrat. Në fundin e fraksionit të parë, Gjibraltari filloi të shohë drejt gjysmëfushës sonë, mënyrë loje me të cilën filloi edhe fraksionin e dytë.

Në disa raste u desh ndërhyrja e Dajsinanit për të evituar golin e barazimit si në rastin e Clinton në minutën e 68 dhe të Pizaros në të 75. Në fund sërish Zeka kishte mundësinë për të shënuar por në minutën e 83 u ndal nga portieri kundërshtar, transmeton Super Sport. Përfundoi 1-0, me Shqipërinë që mori fitoren e parë ndërsa Gjibraltari evitoi goleadën në të tretën sfidë radhazi.

ME TE LEXUARAT