Shpëtojini gripit, ndiqni këto këshillat

gripi-virusiTemperaturë, të ftohtë që nuk e duron, teshtima, hundë të bllokuara, mungesë ndjesie të nuhatjes, trishtim i brendshëm, të gjitha këto përbëjnë ato ditët me grip kur zëmë shtratin dhe nuk durojmë dot as dritën e fortë.

Për të shmangur kapjen e një të ftohti apo gripi, duhet filluar me këto gjëra:
1. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.
2. Ndoshta nuk keni dëgjuar, por ky është një ilaç i njohur në mjekësinë kineze. Mjekësia perëndimore i quan këto herbe, ato rrisin mbrojtjen e trupit dhe ndihmojnë në punën e sistemit imunitar gjatë stresit. Si gjithmonë, herbet duhet të përdoren sipas nevojave individuale, të konsultohet në fillim me një mjek të licencuar për një përdorim të përshtatshëm.
3. Përbërësit shtesë mund të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, edhe pse ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të siguruar që këto doza janë të përshtatshme për ju. Mund të merren deri në 50 miligramë zink çdo ditë, ato ndihmojnë në uljen e simptomave të të ftohtit. Deri në 3000 miligramë vitaminë C në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e një të ftohti. Vitamina E, A, dhe B janë antioksidantë që ndihmojnë për të pasur një funksion të shëndoshë imunitar.
4. Pini çaj të nxehtë në shtrat, mbulohuni dhe përgatituni për të djersitur. Djersitja hap poret, duke i liruar patogjenët e bllokuar nga lëkura. Pini të paktën tre gota çaji çdo ditë, derisa simptomat të largohen.
5. Bëni gargarë me kripë, me ujë të ngrohtë për lehtësimin e dhimbjes së fytit.
6. Përgatisni një çaj, duke zier një limon të tërë, një lugë çaji të kuq piperi, dhe një lugë mjaltë në 3 gota ujë për 10 minuta.
7. Përdorni agrumet dhe zarzavatet. Zieni në një enë lakrën, zarzavate dy tranguj dhe dy portokaj. Pini lëngun e tyre tre herë në ditë.
8. Thith avull bimor. Për lehtësimin e mbingarkesës, valoni në një tenxhere vaj tonik, karamele mente dhe kopër. Thithni avullin për 10 minuta, duke mbuluar kokën në tenxhere me një peshqir.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...