Shpërthim i fuqishëm në mes të Antalias, dhjetëra të plagosur

Bota
Shpërthim i fuqishëm në mes të Antalias, dhjetëra

Me dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në resortin turistik të Antalias, në jug të Turqisë.

Kryebashkiaku Menderes Turel tha se shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar jashtë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Antalias. Ai tha se për momentin nuk besohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 12 persona mësohet se kanë marrë lëndime për shkak të copave të xhamit, por sipas televizionit NTV, fatmirësisht asnjë në rrezik për jetën.

Nga shpërthimi mbetën të dëmtuara të paktën 4 makina të parkuara në zonë, xhamat e të cilave përfunduan në ndërtesat pranë.

Sipas mediave turke, dyshimet janë që brenda makinës ishte vendosur një bombë.

Policia vendosi parametrin e sigurisë në rast të një shpërthimi të dytë.

https://youtu.be/ZajThmUWW7k

ME TE LEXUARAT