“Shpërthen” Kadri Veseli: E pakuptimtë mos-heqja e vizave për Kosovën

veseliKryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se është e pakuptimtë mos heqja e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Kështu ai tha në shënimin e 60 vjetorit të Luftës për Liri dhe Revulucionit Hungarez.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka thënë se populli i tij dhe kosovarët kanë shumë të përbashketa sikurse që është lufta për liri e pavarësi.

Ja fjalimi i plotë i tij:

Ndihem i nderuar, që sot, kam rastin të flas, në këtë konferencë memoriale, kushtuar njëres prej ngjarjeve më domethënëse në Historinë e Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore – Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

60 vite më parë, njerëzimi ishte e mbërthyer nga konflikti radikal mes dy sistemeve ideologjike, politike dhe ekonomike.

Në njërën anë, ishte bota e lirë, bota e demokracive liberale, ekonomisë së tregut të lirë, bota e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në anën tjetër ishte bota komuniste, ku liritë dhe të drejtat e njeriut shkeleshin në mënyrën më brutale të mundshme.

Si shumë popuj të tjerë, përfshirë edhe popullin tonë, populli hungarez, pa vullentin e tij, u përfshi në kampin e diktaturave komuniste.

Një popull, që përgjatë gjithë historisë, i kishte dhënë aq shumë lirisë në Evropë, befas u ndje i mbërthyer nga një tirani e re, tirania komuniste.

Ishin vite të rënda për popujt e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Një perde e hekurt kishte mbuluar jetën e këtyre popujve, do të shprehej kryministri britanik Uinston Çërçill.
Gjendjen e bënte edhe më të rëndë fakti se brutaliteti i regjimeve komuniste maskohej me propagandën e idealeve marksiste. Njerëzit shtypeshin në emër të lirisë dhe barazisë.

Dikush njëherë ka thënë se nuk ka padrejtësi më të madhe se ajo që bëhet në emër të drejtësisë.
Populli hungarez ishte ndër të parët që e kuptoj mashtrimin komunist dhe vendosi të ngrihej, të protestonte, të kundërshtonte, të kërkonte rikthimin e lirisë së tij. Të rinjë, studentë, punëtorë, fermerë, intelektualë, artistë, mposhtën frikën dhe i thanë jo tiranisë së kuqe.

Bota shihte e tronditur se si një popull i vogël nuk donte të dorëzohej para përbindëshit sovjetik.
Me 1 nëntor 1956, mbi 1000 tanke sovjetike sulmuan Hungarinë. Rrugët e Budapestit u lanë me gjakun e qytetarëve hungarezë. Kryengritja u shtyp fizikisht, por zëri i saj për liri pushtoj mendjet dhe zemrat e gjithë njerëzve nga të katër anët e botës.

Mijëra djem e vajza, burra e gra hungareze, sakrifikuan jetën e tyre për të demaskuar mashtrimin komunist. Ata ja arritën qëllimit. Sakrifica e tyre u bë shembull frymëzues për të gjithë rezistencën antikomuniste në Evropë e më gjërë.

Askush nuk e ndjen më mirë peshën e kësaj sakrifice sa gjenerata jonë, që pati fatin të jetë gjenerata e rrënimit përfundimtar të ideologjisë komuniste.

I nderuari ambasador Markusz

Pa rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë në Evropë, nuk do të ishte e mundur as liria e vendit tim, Kosovës.

Njësoj si hungarezët edhe qytetarët e Kosovës kanë paguar një çmim të madh për lirinë dhe pavarësinë e tyre.

Por, ne sot, ndihemi krenarë se sakrificat tona, i kanë bërë më të qëndrueshme vlerat evropiane, liritë dhe të drejtat e njeriut,  demokracinë dhe sovranitetin e popujve, paqen dhe bashkëpunimin mes shteteve, ekonominë e tregut të lirë.

Shteti i Kosovës ka lindur nga këto vlera, do të vazhdojë të jetojë përmes tyre dhe të punojë në fuqizimin e tyre. Në interes të qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit rajonal.

Komunikimi i hapur, dialogu, fqinjësia e mirë, janë rruga e vetme që kanë vendet e Ballkanit perëndimor për të ecur përpara në perspektivën evropiane. Pa integrimin e vendeve tona Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar.

Ne ndihemi mirë që në mesin e miqve të shumtë të shtetit tonë është edhe Hungaria.
Gjej rastin të falënderoj Republikën e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që jep në procesin e integrimeve euro-atlanike të Republikës së Kosovës.

Këtu dua të theksoj, në mënyrë të veçantë, përkrahjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën e Bashkimit Evropian.

I nderuari ambasador Markusz

Në planin bilateral, Kosova angazhohet për thëllim të marrëdhënieve me Hungarinë në të gjitha fushat; parlamentare, qeveritare, këmbime tregtare, investime të dyanshme ekonomike, në kulturë, arsim, e të tjera.

Kam kënaqësinë që të ju njoftoj se, në fillim të nëntorit do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Budapest, pikërisht në frymën e këtij bashkëpunimi.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj. Qoftë i paharruar kujtimi i heronjve të Budapestit të vitit 1956.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufoma-prishtine

Një person qëllohet me armë në Prishtinë

Një persona është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar për ...